Lidhje

Putin vazhdon të jetë kundër planeve amerikane - 2001-12-05


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vlerësoi marrëdheniet e përmirësuara të Moskës me Shtetet e Bashkuara dhe NATOn, por gjithashtu tha se dallimet e vjetra vazhdojnë të egzistojnë.

Në një intervistë me mjetet e shtypit grek, e dhënë në prag të nisjes së tij në Greqi nesër, presidenti Putin paralajmëroi se pavarësisht nga marrëdhëniet e përmirësuara, Rusia vazhdon të jetë kundër planit të mbrojtjes me raketa të Shteteve të Bashkuara. Ai gjithashtu theksoi se shtrirja më e madhe e NATO-s në lindje nuk sjell ndonjë rritje të sigurisë.

Udhëheqësi rus gjithashtu vlerësoi operacionet anti terroriste në Afganistan, por paralajmëroi se nuk duhet menduar se lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është fituar. Ai tha se tani më shumë se kurrë është e rëndësishme të gjëndet një zgjidhje politike komplekse për këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara pësuan një përmirësim të ndjeshëm mbas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York dhe Washington. Aleanca po shqyrton propozimin e Anglisë për ti dhënë Rusisë të drejta vendim marrëse në çështje të caktuara të saj.

XS
SM
MD
LG