Lidhje

Palestinezët vazhdojnë sulmet vetvrasëse - 2001-12-05


Një person vet-vrasës hodhi veten në erë në Jerusalemin qëndror duke plagosur lehtë tre kalimtarë. Incidenti ndodhi mbas sulmeve që Izraeli ndërmori kundër objektivave palestineze në shënjë hakmarrje kundër shpërthimeve vet vrasëse të ditës së dielë dhe të hënë në Izrael nga të cilat humbën jetën 25 veta. Ndërkohë presidenti Bush tha se ai ka akoma shpresa për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Por ai gjithashtu tha se për sa kohë që Izraeli gjendet nën sulmet terroriste ai nuk do ketë mundësi që të hyjë në bisedime për paqe me Palestinën. Presidenti Bush tha se ka ardhur koha për udhëheqësin palestinez Yasser Arafat të tregojë nëse është për paqe apo kundra saj. Zoti Arafat tha se ai po bën ç’është e mundur për të parandaluar sulmet terroriste. Por ai gjithashtu tha se sulmet ushtarake izraelite po dëmtojnë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Shqyrtohet Konventa e Gjenevës mbi cështjet e luftës Në Zvicër filluan punimet e një konference ndërkombëtare e cila do të shqyrtojë pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli njoftohen të kenë refuzuan të marrin pjesë në të. Mbledhja një ditore e vendeve që kanë nënshkruar Konventën e Gjenevës do të shqyrtojë nëse pushtimi i territoreve palestineze nga ana e Izraelit përbën një shkelje të konventës mbi çështjet e luftës. Konferenca po zhvillohet në një moment kur dhuna në Lindjen e Mesme është në rritje. Konferenca u mblodh në përgjigje të kërkesës së bërë një vit më parë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si dhe nga Lidhja Arabe dhe Organizata e Konferencës Islamike.

XS
SM
MD
LG