Lidhje

Fraksionet afgane arrijnë marrëveshje në Bon - 2001-12-05


Delegatët e fraksioneve rivale afgane nënshkruan sot një marrëveshje historike për formimin e një qeverie kalimtare post talebane. Marrëveshja për ndarjen e pushtetit në Afganistan u nënshkrua sot në Bon të Gjermanisë, ku delegatët u mblodhën para 9 ditësh.

Qeveria e përkohëshme prej 30 anëtarësh do të kryesohet nga udhëheqësi i njohur pashtun, Hamid Karzai, i cili ndodhet aktualisht në pjesën jugore të Afghanistanit. Ai i tha në telefon Zërit të Amerikës se e ka për nder të zgjidhet në krye të qeverisë kalimtare dhe do të bëjë ç’është e mundur për vendosjen e paqes në Afghanistan.

Qeveria kalimtare do të drejtojë vendin për 6 muaj, deri kur të mblidhet asambleja e zgjeruar e udhëheqësve fisnorë. Kjo asamble do të emërojë pastaj një administratë të re që do të qeverisë vendin për 18 muaj dhe do të përgatisë kushtet për zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG