Lidhje

Nano: I uroj punë të mbarë kryemnistrit Meta - 2001-12-06


Në Shqipëri, Partia Socialiste mbylli punimet e komitetit të përgjithshëm drejtues me një rezolutë të ekuilibruar në vlerësimet për zhvillimet e brendshme. Kryetari, Fatos Nano, ndryshoi qendrimin e tij, duke deklaruar në fund të takimit se i vlerësonte përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e krizës. Nga ana e tij, kryeministri Meta duhet të mendojë tani për emrat e katër ministrave të rinj që do të zënë vendet e mbetura bosh nga dorëheqjet e tre ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG