Lidhje

Sulme të reja izraelite - 2001-12-07


Avionë luftarakë izraelitë sulmuan selinë e policisë palestineze në Qytetin Gaza. Njoftohet se të paktën një reaktiv luftarak F-16 qolloi me raketa ndërtesën, duke detyruar banorët e zonës të dalin nëpër rrugë. Policia palestineze thotë se në këtë sulm u plagosën 15 veta.

Izraeli ka kryer një seri sulmesh pas shpërthimeve vetvrasëse të kryera nga ekstremistë palestinezë para disa ditësh. Izraeli akuzon udhëheqësin palestinez, Jaser Arafat, se nuk ka ndërmarrë masa të mjaftueshme kundër ekstremistëve palestinezë.

Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë të sigurimit kanë në plan të mbajnë sot takimin e tyre të parë që nga shpërthimet vetvrasëse që shkaktuan vdekjen e 25 izraelitëve. Që nga ajo ditë, sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar palgosjen e më shumë se 100 palestinezëve. I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Anthony Zinni, bëri thirrje për bisedime në fushën e sigurimit, por vendi ku ato do të mbahen nuk do të bëhet i njohur.

Grupi ekstremist palestinez, Hamas, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet vetvrasëse. Policia palestineze ka vënë udhëheqësin shpirtëror të grupit Hams, Sheikh Ahmed Yassin, nën arrest shtëpie.

Shtëpia e tij në Rripin e Gazës mbahet e rrethuar nga forcat policore, të cilat u konfrontuan dje nga më shumë se një mijë e 500 përkrahës të grupit Hamas. Të paktën, një përkrahës i organizatës Hamas u vra në përpjekjet me armë që shpërthyen gjatë konfrontimit. Autoriteti Palestinez thotë se që nga shpërthimet vetvrasëse ka arrestuar afro 200 ekstremistë. Izraeli thotë se vetën një numër i vogël nga të arrestuarit janë prej atyre që zyrtarët izraelitë i cilësojnë si terroristë të njohur. 24

XS
SM
MD
LG