Lidhje

Bie Kandahari - 2001-12-07


Luftëtarët talebanë në Afganistan dorëzuan bazën e tyre të fundit, Kandaharin, duke i dhënë fund praktikisht sundimit të tyre fondamentalist 5-vjeçar në këtë vend.

Shumica e luftëtarëve talebanë ia dorëzuan armët e tyre sot një komisioni të drejtuar nga një ish komandant muxhahedin. Thuhet se një pjesë e luftëtarëve janë larguar nga Kandahari dhe ka patur njoftime për plaçkitje.

Talebanët dorëzuan gjithashtu ato pak qytete që mbanin në dy provinca fqinje si dhe qytetin strategjik Spin Boldak afër kufirit me Pakistanin. Agjencia e lajmeve Shtypi Islamik Afgan thotë se udhëheqësi suprem i talebanëve Mullah Mohammed Omar, është larguar nga Kandahari por nuk ka njoftime se ku ndodhet.

Udhëheqësi pashtun, Hamid Karzai, i cili u caktua për të drejtuar qeverinë e re të përkohshme te Afganistanit, tha se Mullah Omar nuk e dënoi terrorizmin dhe duhet të vuajë pasojat.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje që do ta lejonte Mullah Omar të largohej i lirë. Britnaia dhe Franca po ashtu thanë sot se për terroristët nuk duhet të ketë amnesti.

XS
SM
MD
LG