Lidhje

Izraeli godet përsëri - 2001-12-07


Aeroplanët izraelitë shkatërruan një postë policie palestineze në qytetin e Gazës.

Zyrtarë palestinezë thanë se sulmi ajror izraelit, i cili u ndërmor sot në orët e para të mëngjesit, shkaktoi rreth 20 të plagosur dhe bëri që banorët e frikësuar të lagjeve përreth të dalin në panik nëpër rrugë. Ushtria izraelite tha se brenda objektit në fjalë kishte një punishte për prodhimin e mortajave dhe vuri në dukje se sulmi kishte si objektiv personelin palestinez të sigurimit që mbështet dhe ndihmon veprimet terroriste.

Gjatë natës së mbrëmshme, forcat izraelite hynë gjithashtu në dy fshatra palestineze të Bregut Perëndimor dhe Gazës duke arrestuar një numër njerëzish.

Sulmet ajrore kryhen vetëm pak orë para një takimi të planifikuarf midis zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë të sigurimit, takim i kërkuar nga i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Anthony Zinni.

XS
SM
MD
LG