Lidhje

Maqedoni:zgjatet afati - 2001-12-07


Aleanca e Natos vendosi ti mbaje forcat e saj ne Maqedoni edhe per tri muaj te tjere.

Sekretari i Pergjithshem i Natos George Robertson tha sot ne Bruksel se vendimi per te qendruar ne Maqedoni u morr me kerkese te presidentit Boris Trajkovski dhe tregon per vazhdimin e angazhimit te NATO-s pës stabilitetin e këtij vendi ballkanik.

Detyra e forcave paqeruajtese ne rajon eshte te ndihmojne në mbrojtjen e vezhguesve nderkombëtare qe mbikqyrin hollësitë e marrëveshjes së paqes të nënshkruar nga udhëheqësit politikë në muajin gusht. Kjo marrëveshje i garantoi më shumë të drejta pakicës shqiptare në Maqedoni dhe i dha fund dhunë setnike në këtë vend ballkanik.

Nderkaq, ligjvenesit nuk arriten te miratonin brenda afatit te sotem ligjet per vete-qeverisjen lokale, gje qe mund te beje qe konferenca e vendeve donatore te mos mblidhet para fundit te vitit.

Marrëveshja e arritur në muajin gusht për paqen parashikon që pakicat duhet të kanë deri në një farë mase mundësi vetqeverisëse para se komuniteti ndërkombëtar t’i japë më shumë ndihma Maqedonisë.

XS
SM
MD
LG