Lidhje

Në Afganistan vazhdojnë luftimet - 2001-12-07


Në Afganistan, lëvizja Taleban njofton se do ta fillojë sot dorëzimin e qytetit jugor Kandahar, bazën e saj të fundit kryesore. Marrëveshja për dorëzimin e qytetit u arrit dje në bisedimet midis zyrtarëve talebanë dhe kruet të qeverisë së re kalimtare afgane, Hamid Karzai. Mirëpo, zëdhënësi Abdul Salam Zaeef tha se talebanët do të dorëzohen vetëm nëse udhëheqësit të tyre suprem, Mullah Muhamed Omar, i garantohet siguria dhe nëse ai lejohet të qendrojë në shtëpinë e tij në Kandahar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha dje se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje me talebanët që do ta lejonte Mullah Mohammad Omarin të mbetej i lirë. Zoti Rumsfeld tha se Mullah Omari ka strehuar terroristë dhe duhet të sillet para organeve të drejtësisë. Sekretari Rumsfeld nuk tha se kjo do të thotë që udhëheqësi taleban t’u dorëzohet autoriteteve amerikane. Zoti Karzai tha se është i gatshëm t’u ofrojë amnisti talebanëve të thjeshtë. Ai theksoi se Mullah Omar duhet të dënojë terrorizmin, por nuk tha se çfarë mund të nodh me të nëse ai nuk e bën një gjë të tillë.

Nndërkaq, një helikopter amerikan u rrëzua në një bazë të marincave në jug të Kandaharit, ndërkohë që forcat amerikane po mbronin dje bazën e tyre nga depërtimi i forcave armike. Një zëdhënës i marincave tha se rrëzimi i helikopterit nuk ishte shaktuar nga zjarri i forcave të armikut.

Mendohet se Osama bin Ladeni dhe mijëra anëtarë të tjerë të rrjetit al-Kaida janë fshehur në kompleksin e shpellave Tora Bora në Afganistanin lindor. Kjo zonë vazhdon të goditet nga aeroplanë amerikanë dhe forca fisnore afgane. 23

XS
SM
MD
LG