Lidhje

Lirohet Albin Kurti - 2001-12-08


Autoritetet serbe liruan dje vonë ish udhëheqësin e njohur studentor të paraluftës në Kosovë, Albin Kurti, i cili ishte dënuar me 15 vjert burgim gjatë presidencës së Sllobodan Millosheviçit, nën akuzat për veprimtari terroriste.

Autoritetet serbe nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me lirimin e zotit Kurti, cili para se të arrestohej ishte bashkëpunëtor i udhëheqësit shqiptar Adem Demaçi. Ai kërkon një angazhim më të madh nga ana e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për lirimin e shqiptarëve që mbahen në burgjet serbe.

Albin Kurti u arrestua në vitin 1999 nën akuzat për terrorizëm. Forcat serbe e transferuan atë dhe një numër të madh shqiptarësh të tjerë nga Kosova në Serbi, kur ato u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999.

XS
SM
MD
LG