Lidhje

Pearl Harbor- 60 vjetori - 2001-12-08


Presidenti George Bush tha se lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit do të përfundojë në fitore, por paralajmëroi se ende ka mbetur shumë punë e vështirë dhe e rrezikëshme për t’u bërë. Presidenti e bëri këtë koment në bordin e një aeroplanmbajtëse, me rastin e 60 vjetorit të sulmit japonez në Pearl Harbor që shtyu Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Bush tha se sulmet terroriste të 11 shtatorit, sikurse sulmi i befasishëm në Pearl Harbor, e kanë forcuar vendosmërinë e Amerikës për të mbrojtur lirinë. Ai theksoi se regjimi që sundonte Afganistanin, tani kontrollon vetëm një numër të vogël shpellash. Presidenti Bush theksoi se udhëheqësit që kanë ikur do të gjehen një nga një dhe se rrjeti i tyre do të shkatërrohet

XS
SM
MD
LG