Lidhje

Në Afganistan vazhdojnë luftimet - 2001-12-08


Forcat amerikane po sulmojnë luftëtarë të armatisur talebanë dhe të rrjetit al-Kaida që po ikin nga qyteti Kandahar, pasi talebanët dorëzuan dje bazën e tyre të fundit.

Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali Tommy Franks, tha se marincat amerikanë po sulmojnë luftëtarët talebanë që po ikin duke marrë me vete armët e tyre në kundërshtim me marrëveshjen për dorëzimin e qytetit.

Gjenrali Franks thotë se nuk mund të thotë saktësisht se ku ndodhet udhëheqësi taleban, Mullah Mohamed Omar, por shpreh mendimin se ai ende nuk është larguar nga Kandahari. Kreu i qeverisë së re kalimtare të Afganistanit, Hamid Karzai, deklaroi dje se do ta arrestojë Mullah Omarin kur të gjehet.

Gjenerali Franks tha se gjendja në Kandahar nuk është e qendrueshme, megjithë dorëzimin e një numri të madh talebanësh. Ka njoftime për përleshje midis fraksioneve anti-talebane që kanë hyrë në qytet.

Nndërkohë, avionë amerikanë vazhdojnë të godisin zonat malore të Afganistanit lindor, ku forcat anti-talebane po sulmojnë shpellat kund të jetë jetë fshehur Osama bin Ladseni.

Qindra forca anti-talebane, të të ashtuquqjturës Aleanca Lindore po sulmojnë shpellat Tora Bora, ku mendohet se janë fsheur disa mijëra luftëtarë të al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG