Lidhje

Sharon: Arafati terrorist i vërtetë - 2001-12-09


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, thotë se vendi i tij kërkon arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Autoritetin Palestinez me anë të bisedimeve, por nuk mendon se kjo mund të raelizohet me zotin Arafat.

Në një intervistë të botuar në rezistën Newsweek, udhëheqësi izraelit e cilëson zotin Arafat si terrorist të vërtetë. Ai thotë se është vështirë të besohet se ka njerëz që mund të hyjnë në marrëveshje me udhëheqësin palestinez.

Zoti Sharon tha se ka njerëz të tjerë në radhët e Autoritetit Paslestinez, të cilët ai i cilësoi si më praktikë se zotin Arafat. Mirëpo, në këtë intervistë, ai premton se nuk do të veprojë kundër ushëheqësit palestinez. Zoti Sharon ngul këmbë se zoti Arafat mund t’i kontrollojë grupet ekstremiste, përfshirë organizatën Hamas, por nuk përpiqet ta bëjë një gjë të tillë.

Gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve AssociatedPress, zoti Arafat u bëri përsëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i bëjnë trysni Izraelit t’i ndalojë sulmet ushtarake në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, sidomos me armë të prodhimit amerikan. Ai tha gjithashtu se po e vazhdon fushatën kundër ekstremistëve. Zoti Arafat tha se Autoriteti Palestinez ka arrestuar 17 nga 33 ekstremistët e emruar nga Izraeli dhe se do të bëhen edhe arrestime të tjera.

XS
SM
MD
LG