Lidhje

Zinni: dy ditë afat - 2001-12-10


I dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, Anthony Zinni, u kërcënua se do ta ndërpresë misionin e tij të paqes nëse Izraeli dhe palestinezët nuk fillojnë të bëjnë përparim konkret në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës. Gjenerali Zinni u dha dje Izraelit dhe palestinezëve dy ditë afat që të bëjnë përparim drejt arritjes së një armëpushimi. Ai e bëri këtë paralajmërim gjatë një takimi midis zyrtarëve të sigurimit në afërsi të Tel Avivit.

Po dje, autori palestinez i një sulmi vetvrasës plagosi 10 veta në Izraelin verior para se të vritej vetë nga forcat policore izraelite, të cilat shqetësoheshin se ai po përgatitej për një shpërthim të dytë. Nën-presidenti amerikan Dick Cheney dhe sekretari i shtetit, Colin Powell, reaguan ndaj sulmit duke i bërë thirrje udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, që të bënte më shumë për të ndaluar dhunën e ekstremisatëve.

XS
SM
MD
LG