Lidhje

Reagime ndaj Projektligjit per Vetadministrimin - 2001-12-10


Projektligji për vetëadministrimin lokal në Maqedoni nuk hasi në pëlqimin e të gjitha palëve në Parlament dhe së këndejmi do t'i kthehet Qeverisë për rishqyrtim. Ligji i propozuar fillimish nga qeveria, përkatësisht nga kabineti i një ministri shqiptar, Faik Asllani, nuk ishte i pranueshëm nga Lidhja Social Demokrate, në radhë të parë, por dhe nga parti të tjera maqedonase të cilat konsideronin se ligji si i tillë hapte rrugë për kantonizimin apo federalizimin e vendit. Projektligji, tani i kthyer në qeveri, ia shtonte kompetencat komunave përfshirë sferat e arsimit, shëndetësisë dhe administratës.

Partia për Prosperitet Demokrtik nuk pajtohet që ligjit për vetadministrimin lokal t'i bëhen ndryshime që do t'i zvogëlonin kompetencat komunave. Kryetari i PPD-së Ymer Ymeri duke folur për Zërin e Amerikës tha se ligji mund të pranohet nëse përpilohet në bazë të standardeve evropiane dhe perëndimore:

"As pala shqiptare nuk ka disponim te ndryshojë dicka thelbesore nga ai ligj. Jemi marrë vesh që ligji te kalojë edhe një herë ne duart ekspertëve nderkombetare dhe te vendit. nese ligji me pas eshte i plikueshem ne çdo sistem evropian ne si te tille do ta pranojme, por nese dilet nga ato standarde, ne atehere nuk jemi ne gjendje ta ranojme ate".

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Branko Cervenkovski ështe shprehur se menyra me e mire eshte qe ligji te rishqyrtohet dhe te jete i pranueshem per te gjitha palet. Nënkryetari i PDSH Ilaz Halimi tha se do të pritet që ekspertë të katër partive kryesore ta rishqyrtojnë ligjin dhe se kjo procedurë të përfundojë brenda javës.

"Presim që Keshilli i ekspertëve te kater partive ta marre nje qendrim dhe mepastaj besoj se do ta kemi me lehte ne Parlament qe ta miratojme kete ligj".

Mbrëmë në selinë e presidentit maqedonas Boris Trajkovski u takuan katër drejtuesit e partive më të mëdha në Parlament, ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Alain Le Roy, si dhe dy ministrat në qeverinë e Maqedonisë, Faik Asllani i Pushtetit lokal dhe Nenad Novkovski i Arsimit. Bisedimet rezultuan me kthimin e projekt-ligjit për vetëadministrimin lokal edhe një herë në procedurë rishikimi në qeveri.

XS
SM
MD
LG