Lidhje

Fillon punimet parlamenti i Kosovës - 2001-12-10


Sot fillon punimet parlamenti i parë shumë-etnik i Kosovës së pas luftës. Pritet që në sesionin e hapjes të zgjidhet kryetari i parlamentit si dhe kryesia e përbërë nga shtatë anëtarë.

Në parlamentin me 120 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit, mbizotërojnë deputetët shqiptarë dhe në të përfshihen 22 deputetë serbë. Masat e sigurimit janë shtuar dhe në ndërtesë do të caktohet një vend për të dorëzuar armët.

Parlamenti i ri do ta qeverisë Kosovën së bashku me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara si dhe me paqeruajtësit e Natos që e morën atë nën kontroll në qershor të vitit 1999 pas fushatës ajrore të Natos.

XS
SM
MD
LG