Lidhje

Përkujtohet 11 shtatori - 2001-12-11


Me rastin e 3 mujorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, presidenti Bush u zotua se drejtësia do të çohet në vend. Dufe folur sot nga Dhoma Lindore e Shtëpisë së Bardhë, zoti Bush tha se vendi e kujton atë ditë me trishtim dhe zemërim, por edhe me vendosmëri për të ndrequr atë që ai e quajti ”diçka jashtëzakonisht të gabuar”. Ai vuri në dukje guximin e punëtorëve të shpëtimit dhe zjarrfikësve dhe shprehjen e madhe të simpatisë nga vende anembanë botës.

Gati katër mijë njerëzit, që humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ishtin shtetas të më tepër se 70 vendeve. Shumë nga këto vende e përkujtuan atë ditë me ceremonitë e tyre.

Në Londër, Kryeministri britanik Tony Blair dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, nderuan së bashku para banesës së zotit Blair, ndërsa banda e shkollës amerikane në Londër luajti himnet kombëtare të të dy vendeve. Një ceremoni tjetër u mbajt në Pentagon, në të njëjtën kohë kur një nga avionët e rrëmbyer u përplas me atë ndërtesë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld vlerësoi lartë ata persona, që me forcën dhe guximin e tyre, parandaluan humbjen e më shumë jetëve, duke iu referuar pasagjerëve dhe euipazhit, që vendosën t’u bënin ballë rrëmbyesve. Ai tha gjithashtu se Pentagoni do të rindërtohej, ashtu si edhe besimi i amerikanëve tek liria. Ngjarje përkujtimore u mbajtën gjithashtu në vendin ku ndodheshin kullat binjake në qytetin e New York-ut, në Kongresin amerikan dhe në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

XS
SM
MD
LG