Lidhje

Thirrje për zgjedhje të parakohshme në Serbi - 2001-12-11


Partia politike e presidentit Jugosllav Vojislav Kostunica ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, si pasojë e një përçarjeje në koalicionin qeverisës.

Partia Demokratike e Serbisë sugjeroi sot shpërndarjen e asamblesë së republikës dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.

Mosmarrëveshjet e javës së kaluar ndërmjet partisë dhe grupimit tjetër në koalicionin qeverisës, Opozitës Demokratike të Serbisë, çuan në dorëheqjen e Kryetarit të Asamblesë, Dragan Marsicanin, anëtar i partisë së Presidentit Kostunica.

Të dielën, zoti Kostunica tha se hapi i parë për të kthyer parlamentin në funksionim normal, do të ishte rikthimi i zotit Marsicanin në detyrë. Por në një takim urgjent të hënën vonë, udhëheqës të shumicës së grupeve në koalicionin qeverisës, e hodhën poshtë këtë propozim.

XS
SM
MD
LG