Lidhje

Bush dhe traktati ABM - 2001-12-12


Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti Bush mund të vendosë brenda disa ditësh se kur do të tërhiqen zyrtarisht Shtetet e Bashkuara nga traktati i vitit 1972 për raketat balistike.

Sipas njoftimeve, fillimisht Shtëpia e Bardhë kishte në plan që këtë ta bënte të ditur nesër, por zyrtarët thonë se data mund të ndryshojë.

Dje, presidenti Bush tha përsëri se Shtetet e Bashkuara duhet të shkojnë përtej këtij traktati. Ky traktat është pengesë për instalimin e një mbrojtjeje kombëtare kundër raketave që po krijon Pentagoni si mburojë kundër sulmeve nga ana e të ashtuquajturve ”shtete të papërgjegjshëm” që mbështesin terrorizmin.

Presidenti Bush tha se traktati është shkruar në një epokë të ndryshme dhe për një armik të ndryshëm. Tani, thotë ai, traktati po i pengon Shtetet e Bashkuara që të përgatiten të përballojnë kërcënimet e ardhëshme.

Presidenti Bush ia ka bërë të qartë Rusisë se ai ka ndër mend të tërhiqet nga traktati. Me ta bërë presidenti njoftimin zyrtar, kjo do t’i komunikohet menjëherë Rusisë, sipas klauzolës e cila parashikon një periudhë 6 mujore pas dhënies së njoftimit.

Rusia dhe disa aleatë kryesorë të Shteteve të Bashkuara e kanë paralajmëruar presidentin Bush se tërhqja nga traktati mund të çojë në një garë të re armatimi bërthamor.

XS
SM
MD
LG