Lidhje

Ashcroft në Londër - 2001-12-12


Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft ndodhet sot në Londër për bisedime me Kryeministrin Tony Blair dhe zyrtarët britanikë të rendit. Takimet e sotme shënojnë fillimin e turneut të zotit Ashcroft në kryeqytetet e disa vendeve evropiane, ku ai do të diskutojë përpjekjet e bëra në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Dje, Prokurori i Përgjithshëm shpalli ngritjen e akt-akuzave të para kundër personave që kishin lidhje të drejt për dreja me sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Zacarias Moussaui, shtetsas francez me origjinë marokene, u akuzua si bashkëpunëtor i Osama Bin Ladenit dhe rrejtit terrorist Al-Qaida për vrasjen e mijra njerëzve të pafajshëm. Disa persona që dyshohen si bashkëpunëtorë në sulmet e 11 shtatorit janë nën arrest në Evropë.

XS
SM
MD
LG