Lidhje

Shkencëtarët pakistanezë pranojnë diskutime me bin Laden për armë bërthamore - 2001-12-12


Një gazetë amerikane shkruan se dy shkencëtarët bërthamonë pakistanezë që mbahen nën arrest pranuan se kanë diskutuar me Osama Bin Ladenin mbi armët bërthamore, kimike dhe biologjike. Gazeta Washington Post citon për këtë njoftim burime pakistaneze të zbulimit që kanë të bëjnë me hetimet e dy shkencëtarëve. Zyrtarët pakistanezë i thanë gazetës se shkencëtarët bërthamorë në pension këmbëngulën se ata nuk i kishin dhënë asnjë material dhe asnjë plan specifik për ndonjë lloj arme udhëheqësit terrorist.

XS
SM
MD
LG