Lidhje

Në Indi sulmohet parlamenti - 2001-12-13


Pas një perleshje me armë në ndertesën e parlamentit të Indisë u vranë 5 persona që kryen sulmin dhe 7 roje të parlamentit. Mbi 20 policë u plagosën. Disa orë pas shkëmbimit të zjarrit, policia gjeti një bombë në godinë dhe e ç'aktivizoi. Sulmi filloi aty nga mesi i ditës, kur disa persona të armatosur u përpoqën të hyjnë në godinë nga një derë e caktuar për t’u futur deputetët. Pak para ngjarjes të dy dhomat e parlamentit i kishin ndërprerë punimet. Por shumë nga deputetët dhe disa ministra ishin ende brenda godinës. Njoftimet thonë se të gjithë ata janë mirë. Në një fjalim të transmetuar në televizion, pak pas përleshjes, kryeministri Atal Behari Vajpaee u zotua se do ta shtypte terrorizmin.

XS
SM
MD
LG