Lidhje

Ashcroft në Spanjë - 2001-12-13


Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft falenderoi Spanjën për rolin e rëndësishëm që po luan në fushatën kundër terrorizmit. Zoti Ashcroft i bëri keto komente në Spanjë pas takimit me ministrin e brendshem Mariano Rahoi. Autoritetet në Spanjë kanë arrestuar 8 persona që dyshohen si anëtarë të rrjetit terrorist Al-Qaida. Por zyrtarët spanjollë thonë se nuk mund ti ekstradojnë ata në Shtetet e Bashkuara pasi ligjet spanjolle ndalojnë ekstradimin e te pandehurve në vende që kanë në fuqi dënimin me vdekje. Dje gjatë qëndrimit në Londër, prokurori i përgjithshëm Ashcroft tha se Shtetet e Bashkuara do ti shqyrtojnë kundërshtimet evropiane për dënimin me vdekje për secilin rast në veçanti. Ai theksoi se jo çdo rast i personave të dyshuar për terrorizëm do të marrë dënimin kapital. Pas Spanjës zoti Ashcroft shkon në Gjermani dhe Itali para se të kthehet në atdhe.

XS
SM
MD
LG