Lidhje

Forcat izraelite në sulm - 2001-12-15


Palestinezët thonë se ushtarë izraelitë kanë pushtuar qytetin Beit Hanun në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe kanë shpallur ndalimqarkullimin.

Njoftohet se tanke, xhipsa dhe buldozerë izraelitë hynë në qytet gjatë natës, pasi plagosën 4 policë palestinezë në një postbllok. Sipas dëshmitarëve, ushtarë kalonin nëpër rrugë të qytetit duke bërë të njohur me altoparlantë shpalljen e ndalimqarkullimit.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se mund ta udhëzojë sot të dërguarin amerikan në Lindjen e Mesme, Anthony Zinni, të kthehet në atdhe, duke u dhënë kështu fund, tani për tani, përpjekjeve amerikane për të siguruar një armëpushim izraelito-palestinez.

Sekretari Powell tha gjatë një interviste në radio se ai poshqyrton mundësinë t’i kërkojë zotit Zinni të kthehet në atdhepër këshillime për shkak se gjendja në Lindjen e Mesme vazhdon të keqësohet.Gjenerali Zinni ka në plan të takohet sot në Kajro me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak.

Presidenti Bush tha dje se ai dhe pjesa tjetër e botës presin që udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, të kthejë në vepra premtimet për të ndërmarrë masa kundër terroristëve.

Ditën e merkurë, Izraeli i ndërpreu të gjitha kontaktet me zotin Arafat, pas një sërë sulmesh vetvrasëse terroriste gjatë dy javëve të fundit, që shkaktuan vdekjen e të paktën 40 izraelitëve.

XS
SM
MD
LG