Lidhje

Bush:videokaseta e vërtetë - 2001-12-15


Presidenti Bush tha se mendon që është qesharake të mendohet se videokaseta që paraqet Osama bin Ladenin duke shprehur kënaqësi për sulmet terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, është e rreme.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush e cilësoi një kritikë të tillë si mbështetje të dobët për një njeri të lig. Presidenti amerikanë tha se videokaseta është e vërtetë dhe se ajo e paraqet mërgimtarin saudit si një vrasës dinak dhe pa ndjenja.

Zyrtarë amerikanë thonë tani se njeriu që shihet në videokasetë duke folur me bin Ladenin mendohet të jetë Sheiku Ali bin Said al-Ghamdi, një klerik nga Arabia Saudite, i cili njihet për pikëpamjet e tij islamike ekstremiste. Një zyrar amerikan tha se al-Ghamdi ka qenë profesor i teologjisë islamike që është burgosur një herë nga qeveria saudite.

Të enjtën, Pentagoni e bëri publike videokasetën, në të cilën Osama bin Ladeni paraqitet duke diskutuar rreth sulmeve të 11 shtatori, duke pranuar se kishte dërguar rrëmbyes vtavrasës në Shtetet e Bashkuara dhe duke përshkruar në hollësi rrënqethëse ato që kishte menduar se do të ndodhnin.

Përkrahësit e fushatës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit, përfshirë Britaninë, Japoninë dhe Rusinë, thonë se videokaseta provon ndërlikimin e Osama bin Ladenit në sulmet terroriste dhe arsyeton veprimet ushtarake kundër tij.

Qeveritë e disa vendeve myslimane, përfshirë Pakistanin dhe Arabinë Saudite, e pranojnë videokasetën si të vërtetë. Mirëpo, disa njerëz dhe një numër organizatash islamike në Malajzi, Pakistan, Indonezi dhe Egjipt, vënë në pikëpyetje vërtetësinë e saj.

XS
SM
MD
LG