Lidhje

Interceptohet zëri i bin Ladenit - 2001-12-15


Forcat amerikane thonë se gjatë javës së kaluar kanë interceptuar Osama bin Ladenin duke transmetuar urdhëra me një radio me valë të shkurtëra në rajonin e Tora Borës në Afganistanin lindor.

Zyrtarët amerikanë thanë sot se kanë konfirmuar se zëri në radio ishte i bin Ladenit, pasi e krahasuan atë me zërin e tij nga disa video-kaseta.

Ndërkaq, marinsat amerikanë në Afganistan po përgatisin një kamp të burgosurish në aeroportin e Kandaharit, me një kapacitet deri në 300 luftëtarë, të cilët mund të dorëzohen ose të kapen.

Avionët amerikanë vazhduan bombardimet mbi rajonin e Tora-Borës në Afganistanin lindor, ku mendohet se janë pozicionuar qindra luftëtarë të al-Qaidës, të cilët mbrojnë një rrjet shpellash dhe tunelesh.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld po zhvillon sot një turne në rajonin e Kaukazeve. Sekretari Rumsfeld i premtoi Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë ndihmë ushtarake amerikane në shkëmbim për ndihmën e tyre në fushatën kundër terrorizmit.

Sekretari i Mbrojtjes pritet të bëjë nesër një ndalesë në Bazën Ajrore Bagram në afërsi të Kabulit, para se të shkojë në Uzbekistan dhe më pas në Belgjikë

XS
SM
MD
LG