Lidhje

Zinni kthehet në SHBA - 2001-12-15


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell urdhëroi të dërguarin e tij të posaçëm në Lindjen e Mesme, Anthony Zini, të kthehet në Shtetet e Bashkuara për këshillime, ndërkohë që dhuna izraelito-palestineze acarohet.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Gjenerali Zini po kthehet për t’i paraqitur presidentit dhe sekretarit Powell një vlerësim të gjendjes në kuadër të zhvillimeve të fundit.

Qëndrimi tri javësh i zotit Zinni më rajon përkoi me një prej periudhave më të ngarkuara me dhunë që pas fillimit të kryengritjes palestineze 15 muaj më parë. Dhuna vazhdoi edhe sot.

Trupat izraelite vranë 5 palestinezë në Rripin e Gazës pasi futën tanket në qytetin Beit Hanoun në kërkim të terroristëve. Sonte në mbrëmje, trupat izraelite filluan të tërhiqeshin nga qyteti.

XS
SM
MD
LG