Lidhje

Masa anti-terroriste - 2001-12-15


Shtetet e Bashkuara bllokuan pasuritë e dy shoqatave të tjera islamike me qendër në Shtetet e Bashkuara, shoqata të cilat dyshohet se mbështesin terrorizmin.

Agjentë të Departamentit amerikan të Thesarit në qytetin e Çikagos bastisën dje shoqatën Benevolence International Foundation si dhe Global Relief Foundation. Askush nuk u arrestua.

Trupat paqeruajtëse të Natos dhe policia e Kombeve të Bashkuara bastisën gjithashtu zyrat e shoqatës Global Relief Foundation në Kosovë dhe arrestuan tre persona. Natoja nxori një deklaratë në të cilën thuhet se organizata mendohet të jetë e përfshirë në plane për sulme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Shoqata Global Relief mohon se ka bërë ndonjë gjë të kundraligjshme. Shoqata Benevolence International nuk ka bërë komente lidhur me bllokimin e pasurive.

Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane bllokoi pasuritë e tri agjencive të tjera të cilat dyshohet se kanë lidhje me grupin ekstremist islamik, Hamas.

Bastisjet dhe ngrirja e pasurive u bënë në përputhje me ligjin e ri amerikan kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG