Lidhje

Kalendari Historik 15 dhjetor - 2001-12-16


Më 15 dhjetor 1791, Billi i të Drejtave iu shtua kushtetutës së Shteteve të Bashkuara kur legjislatura e shtetit Virxhinia votoi për ta ratifikuar atë. Dhjetë amendamentet e para quhen “Billi i të Drejtave” pasi ato u garantojnë amerikanëve liritë civile bazë dhe të drejtat njerëzore. Këtu përfshihen e drejta e fjalës, e shtypit dhe e fesë. Ndryshimet kushtetuese u sigurojnë amerikanëve të drejtën e organizimeve paqësore dhe peticioneve ndaj qeverisë. Billi i të drejtave i mbron gjithashtu amerikanët nga kontrollet pa shkak dhe arrestimet arbitrare pa proces gjyqësor. Dhjetë amendamentet e para iu shtuan kushtetutës për të kënaqur kundërshtarët e kartës kombëtare, të cilët besonin se ajo i jepte shumë fuqi qeverisë qendrore në dëm të individëve.

Më 15 dhjetor, 1965 dy anije amerikane të hapësirës të quajtura Gemini u takuan në orbitë. Dy anijet secila me dy persona në bord, fluturuan në një distancë prej 3 metrash nga njera tjetra përreth Tokës. Gemini 7 u nis nga qendra Kennedy në Florida 11 ditë para takimit me Gemini 6, që u nis në mëngjesin e 15 dhjetorit. Austronauti Schira drejtoi Gemini 6-tën në lartësi gjithnjë e më të mëdha derisa takoi anijen tjetër. Suksesi i misionit ishte me shumë rëndësi për përgatitjen e ecjes në Hënë nga misioni amerikan Apollo, që u krye në korrik të vitit 1969.

XS
SM
MD
LG