Lidhje

Rumsfeld në Afganistan - 2001-12-16


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld paralajmëroi se fushata ushtarake e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan për kapjen e Osama bin Ladenit dhe rrjetit të tij terrorist Al Qaida mund të kërkojë ende kohë.

Por ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen nga Afganistani pa e përfunduar këtë punë, siç u shpreh ai. Zoti Rumsfeld arriti sot në një bazë ajrore amerikane në veri të Kabulit për bisedime me udhëheqësin e qeverisë së përkohshme afgane Hamid Karzai.

Ai tha se zoti Karzai mezi pret të fillojë bashkëpunimin me forcat e koalicionit në përpjekjet për goditjen e Al Qaidës dhe udhëheqësit të saj. Sekretari Rumsfeld tha se rreth 2 mijë terroristë të Al Qaidës janë në arrati në Afganistanin jugor pasi u detyruan të braktisin shpellat afër Tora Borës, si pasojë e sulmeve të luftëtarëve të aleancës të mbështetur nga bombardimet dhe nga forcat speciale amerikane.

XS
SM
MD
LG