Lidhje

Putin kërkon këshillim me Rusinë - 2001-12-17


Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se pret që Shtetet e Bashkuara të këshillohen me Rusinë para se ato ta shtrijnë luftën kundër terrorizmit përtej kufijve të Afganistanit. Në një intervistë të botuar në numrin e sotëm të gazetës britanike, Financial Times, presidenti Putin paralajmëron në mënyrë të veçantë kundër çdo veprimi ushtarak ndaj Irakut. Udhëheqësi rus thekson se objektivi i ardhshëm në luftën kundër terrorit duhet të jetë bllokimi i financimit për terroristët. Zoti Putin thotë se Rusia nuk mund të vërtetojë që Iraku po financon grupe terroriste si al-Kaida. Presidenti Putin tthotë se Iraku duhet të lejojë isnpektorët ndërkombëtarë të plotësojnë programin e tyre të kërkimit në çdo objekt që mund të përdoret për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

XS
SM
MD
LG