Lidhje

Ekstremistët islamik zotohen të vazhdojnë sulmet - 2001-12-17


Ekstremistët islamikë janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet kundër Izraelit, megjithë thirrjen e udhëheqësit palestienz, Yasser Arafat për t’i dhënë fund dhunës. Zyrtarët e grupit ekstremist islamik, Hamas, thonë se ata do të vazhdojnë rezistencën e armatosur ndaj Izraelit deri sa të marrë fund pushtimi i tokave palestineze. Policia palestineze thotë se forcat izraelite vranë në veprimtar të Hamasit sot në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor. Policia izraelite ndaloi gjithashtu shkurtimisht për të marrë në pyetje zyrtarin kryesor palestinez në Jerusalem. Dje, zoti Arafat bëri thirrje për ndalimin e plotë dhe të menjëhershëm të veprimeve të armatosura kundër Izraelit, duke përfshirë edhe sulmet vetvrasëse. Zyrtarët izraelitë thonë se udhëheqësi palestinez duhet t’i mbështesë fjalët me veprime.

XS
SM
MD
LG