Lidhje

Mullah Omar i fshehur në male - 2001-12-17


Shefi i zbulimit të Kandaharit thotë se besohet që udhëheqësi taleban Mullah Mohammed Omar fshihet në malet përreth qytetit të Baghranit në provincën Helmand. Haji Gulai, një nga komandantët e lartë anti talebanë, thotë se zoti Omar është tërhequr në male dhe shpella në veriperëndim të ish bazës së tij kryesore në Kandahar, bashkë me qindra luftëtarë. Ka njoftime se forcat pashtun po përgatiten të fillojnë një sulm në zonë, të ngjashëm me ofensivën e aleancës lindore për ta izoluar Osama bin Ladenin në Tora Bora.

Zyrtarë të lartë amerikanë e pranojnë se nuk e dinë se ku është Osama bin Ladeni, por ata janë zotuar se do të vazhdojnë ndjekjen, sado kohë që të duhet për ta gjetur ose për ta vrarë atë. Ndërkohë, luftëtarë fisnorë afganë vunë sot 19 të burgosur të al-Qaida-s që të parakalonin para medias ndërkombëtare në Afganistanin lindor pasi deklaruan se kishin fituar mbi rrjetin e al-Qaida-s së bin Ladenit. Robërit treguan shenjat e mundimit të tyre me fashot në plagët e tyre. Disa të burgosur mezi ecnin.

XS
SM
MD
LG