Lidhje

Solana fillon dialogun mbi të ardhmen e Jugosllavisë - 2001-12-17


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana filloi bisedimet me udhëheqësit e Jugosllavisë, Serbisë dhe Malit të Zi në përpjekje për të rifilluar dialogun mbi të ardhmen e federatës jugosllave. Zoti Solana u takua sot në Beograd me presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica dhe ka në plan të takohet veçmasi me udhëheqës të dy republikave jugosllave, Serbisë dhe Malit të Zi.

Bisedimet midis Malit të Zi dhe Serbisë dështuan në tetor pa mundur të arrihej ndonjë vendim. Udhëheqësit malazez thanë se kanë në plan të mbajnë një referendum për pavarësi në fillim të vitit të ardhshëm. 600 mijë banorët malazez janë thellësisht të ndarë përsa i përket kësaj çështjeje. Bashkimi Evropian kërkon që Mali i Zi të mbetet në federatën jugosllave duke thënë se shkëputja vetëm do të ngadalësojë përparimin e Jugosllavisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se vendimi përfundimtar është në duart e votuesve malajzezë.

XS
SM
MD
LG