Lidhje

Mbledhje e Natos - 2001-12-18


Sot ministrat e mbrojtjes të Natos, fillojnë takimin e tyre të dimrit në Bruksel, ku do të diskutojnë me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfled, rreth hapit tjetër që do të ndërmarrin në luftën kundër terrorizmit.

Pritet që zoti Rumsfeld t’u flasë 18 homologëve të tij mbi gjendjen në Afganistan dhe të bisedojë me ta për zgjerimin e rolit të Aleancës në fushatën anti-terroriste.

Një ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Natoja citoi klauzolën që ka të bëjë me mbrojtjen reciproke të vendeve anëtare, por deri tani ka qendruar jashtë operacioneve luftarake kundër regjimit Taleban dhe al-Qaidës.

TË ZGJEROHET NATOJA?

Presidentët e republikës Çeke dhe Polonisë, dy nga vendet më të reja anëtare të Natos, i bënë thirrje kësaj organizate që ta zgjerojë anëtarësinë në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet në Pragë vitin e ardhshëm.

Pas një takimi që patën dje në kryeqytetin çek, dy presidentët thanë se vendet baltike, Estonia, Lituania dhe Letonia, së bashku me Slloveninë dhe Sllovakinë, duhet të ftohen për të hyrë në Nato. Vende të tjera kandidate janë Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqipëria.

Zoti Havel dhe zoti Kvashnjevski thanë gjithashtu se në takimin e nivelit të lartë të nëntorit 2002, Natoja duhet të shqyrtojë marrëdhëniet e saj me Rusinë si rrjehdojë e përmirësimit të lidhjeve pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG