Lidhje

Bullgaria premton të eliminojë raketat me rreze të mesme veprimi - 2001-12-19


Parlamenti i Bullgarisë votoi për të çmontuar dhe eliminuar nga arsenali i vendit raketat me rreze të mesme veprimi të prodhimit sovjetik deri në tetor të vitit të ardhëshëm. Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Nikolai Svinarov, i tha parlamentit se shkatërrimi i raketave do të kryhet me ndihmën financiare dhe teknike të Shteteve të Bashkuara. Agjencia e Lajmeve, Associated Press, citon Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Solomon Pasi, të ketë thënë se vendimi i sotëm ishte një hap i qartë drejt pranimit të vendit në aleancën e NATO-s në të ardhmen. Bullgaria shpreson që të ftohet për t’u bërë anëtare e aleancës gjatë takimt të vitit të ardhëshëm për zgjerimin e saj që do të mbahet në Pragë.

XS
SM
MD
LG