Lidhje

Muze i ri i Akropolit - 2001-12-20


Autoritetet greke kanë miratuar projektimin e një muzeu të ri të Akropolit me shpresën se ai do të përfundojë para Lojrave Olimpike të vitit 2004 në Athinë. Pesë kompani nënshkruan një kontratë për projektimin e muzeumit, në afërsi të Partenonit. Firma Bernard Tschumia me qendër në New York, do të kryesojë ekipin projektues. Një zëdhënës i ministrisë greke të kulturës, tha se shpreson që ndërtimi të fillojë gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit tjetër. Autoritetet greke shpresojnë që në këtë muze do të vendosën statujat 2 mijë e 500 vjeçe prej mermeri të Partenonit. Hartuesit dhe drejtuesit e këtij projekti shpresojnë të kthejnë në Greqi nga Britania brezin e stolisur prej mermeri. Ambasadori britanik pranë perandorisë Otomane, Lordi Elgin, pati çuar me anije në Britani statujat e Partenonit. 57 blloqe mermeri që në një kohë stolisnin Partenonin, janë ekspozuar në Muzeun Britanik gjatë dy shekujve. Pjesa e mbetur e tyre ndodhet në Athinë.

XS
SM
MD
LG