Lidhje

Përleshje të tjera në Kashmir - 2001-12-20


Ushtria indiane thotë se të paktën pesë ekstremistë myslimanë janë vrarë gjatë një përleshjeje me forcat e sigurimit në Kashmir. Një zëdhënës i ushtrisë tha se ekstremistët ishin anëtarë të Lashkar-e-Toiba-s, një grup me bazë në Pakistan. Përleshja bëhet pas tensioneve në rritje midis Indisë dhe Pakistanit lidhur me sulmin e 13 dhjetorit në parlamentin indian. India akuzon Pakistanin për mbështetje të terroristëve dhe kërkon që Islamabadi të ndalojë grupet ekstremiste që veprojnë në Pakistan. Pakistani nga ana e tij thotë se do të marrë masa kundër elementëve ekstremistë në se India jep prova se ato kanë qënë të përfshira në sulmin e parlamentit. Shtetet e Bashkuara po përpiqet të ulin tensionet midis këtyre dy rivalëve të fuqishëm bërthamorë në Asinë Jugore.

XS
SM
MD
LG