Lidhje

Hamas ndalon policinë të arrestojë një udhëheqës të saj - 2001-12-20


Përkrahës të grupit Hamas në Rripin e Gazës parandaluan policinë palestineze të arrestonte një udhëheqës të lartë të kësaj organizate ekstremiste islamike. Disa qindra protestues bllokun hyrjen në shtëpinë e Abdul Aziz Al-Rantisit kur policia shkoi për ta arrestuar.

Forcat e policisë u tërhoqën pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri me përkrahësit e grupit Hamas, gjatë të cilit të paktën 5 vetë u plagosën, tri prej të cilëve policë. Hamasi dhe grupe të tjera ekstremiste palestineze e kanë kundërshtuar thirrjen e udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat për ndërprerjen e të gjitha sulmeve kundër Izraelit.

Gjatë ditëve të fundit ka mbizotëruar një farë qetësie e përgjithëshme. Në Bregun Prëndimor, zyrtarët palestinezë të sigurimit thonë se forcat izraelite u tërhoqën sot nga dy zona që janë nën kontrollin palestienz në afëri të qytetit Ramallah.

XS
SM
MD
LG