Lidhje

Kalendari Historik 19 dhjetor - 2001-12-20


Më 19 dhjetor 1776, Thomas Paine, një radikalist anglez, botoi pamfletin e titulluar “Kriza amerikane”, ose shkurt e njohur si “Kriza”. Paine u largua nga kolonitë angleze për në Amerikë më 1774. Atje ai kërkoi lirinë e të shprehurit kundër shtypjes. Ai u dënua në Angli për shkrimet e tij revolucionare. Gjatë luftës amerikane për pavarësi ai udhëtoi bashkë me ushtrinë e gjeneralit George Washington, e cila në ato momente po tërhiqej nga New York. Gjenerali Washington besonte se fjalët e Painit shprehnin shpirtin dhe idealet e revolucionit amerikan. Shefi i shtabit të përgjithshëm urdhëroi që pamfleti të lexohej nga gjithe trupat ushtarake amerikane. Aktori amerikan Lee Bowman lexon pjesë nga “Kriza”: “Jetojmë në kohra që vënë në provë shpirtin e njeriut. Ushtari i verës dhe patrioti i shkëlqyer, në këto momente krize, do tërhiqet nga të shërbyerit vendit të vet, por ai që përgjigjet tani meriton dashurinë dhe falenderimet e të gjithëve. Tirania, ashtu si ferri, nuk pushtohet lehtë, por megjithatë ne kemi ngushëllimin se sa më i ashpër bëhet konflikti aq më i lavdishëm do jetë triumfi.” Para se të shkruante “Krizën”, Thomas Paine kishte shkruar një numër esesh të titulluara “Mendim praktik”, të cilat u bënin thirrje kolonive amerikanë të shpallnin pavarësinë nga Anglia.

Më 19 dhjetor 1732, benjamin Franklin, botuesi i gazetës së sukseshme në kolonitë angleze në amerikën e veriut, shpalli se do fillonte një përpjekje të re. Ai tha se do fillonte botimin e një almanaku të quajtur “Riçardi i varfër”, i cili më vonë u quajt ” RIçardi i varfër i përmirësuar” dhe “Almanaku i Riçardit të varfër”. Almanaku përfshinte kalendarë, tabela astronomike rreth hënës, zbaticave dhe kohën e lindjes dhe përendimit të diellit si dhe këshilla dhe shprehje të urta. Suksesi ishte fenomenal, pjesërisht sepse Benjamin Franklin botoi tre edicione me të dhëna lokale rreth New England, jugut të amerikës dhe disa prej kolonive. Në “Riçardin e varfër” Franklin krijoi një komentator fiktiv i cili ishte shumë praktik dhe jepte këshilla të mençura.

XS
SM
MD
LG