Lidhje

Hamas pezullon sulmet - 2001-12-21


Organizata ekstremiste palestineze Hamas njoftoi se po pezullon shpërthimet e saj vetvrasëse brenda Izraelit si dhe të gjitha sulmet me mortaja kundër objekteve izraelite.

Sipas citimeve, zyrtarët e Hamasit thonë se ky vendim është marrë për të ruajtur unitetin palestinez.

Megjithatë në Rripin e Gazës vazhdojnë përleshjet serioze midis policisë palestineze dhe ekstremistëve islamikë. Burimet nga spitalet thonë se më tepër se 40 vetë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarii në kampin e refugjatëve Jabaliya.

Udhëheqësi palestinez, Yasser Arafat ndodhet nën presionin e fortë amerikan, izraelit dhe ndërkombëtar për të marrë masa ndaj ekstremistëve të cilët qendrojnë pas një serie shpërthimesh vetvrasëse kundër Izraelit.

XS
SM
MD
LG