Lidhje

Putin në Britani - 2001-12-21


Presidenti rus Vladimir Putin arriti në Britani për bisedime me kryeministrin Tony Blair, të cilat pritet të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve Nato-Rusi dhe në luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Zyrtarë britanikë thonë se dy udhëheqësit pritet të njoftojnë krijimin e një grupi të ri të përbashkët që do të merret me bashkëpunimin në përpjekjet për të përballuar terrorizmin.

Veç kësaj, dy udhëheqësit do të përqendrohen në çështjen e së ardhmes së Afganistanit, ku Britani do të drejtojë forcën ndërkombëtare të sigurimit.

XS
SM
MD
LG