Lidhje

Musharraf mbi bin Ladenin - 2001-12-22


Presidenti pakistanez, gjenerali Pervez Musharraf tha se ka shumë mundësi që Osama bin Ladeni të jetë vrarë.

Në një intervistë që u transmetua sot nga televizioni shtetëror kinez, gjenerali Musharraf tha se mendon që bombardimet e dendura amerikane mbi shpellat në rajonin Tora Bora mund ta kenë lënë bin Ladenin të vrarë.

Gjenerali Musharraf tha se është mjaft i bindur se udhëheqësi i al-Kaidës nuk ndodhet në Pakistan. Ai tha se Pakistani po kontrollon me kujdes kalimet malore përgjatë kufirit me Afganistanin dhe nëse e kap Osama bin Ladenin do t’ua dorëzojë Shteteve të Bashkuara. Gjenerali Musharraf i bëri këto komente gjatë qëndrimit të tij pesë ditësh në Kinë.

XS
SM
MD
LG