Lidhje

Gjermania miraton trupa - 2001-12-22


Parlamenti gjerman miratoi me shumicë dërrmuese votash dislokimin e 1 mijë e dyqind trupave, si pjesë e një force paqeruajtëse ndërkombëtare në Afganistan.

Deputetë të opozitës u bashkuan me koalicionin e Kancelarit Gerhard Schroeder për të miratuar sot vendimin në një seancë të posaçme në Berlin, pak orë pasi udhëheqja e përkohshme Afgane bëri betimin në Kabul.

Britania do të drejtojë forcën prej 5 mijë trupash ndërkombëtare, e cila ka marrë autorizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar në vendosjen e rendit në Afganistan për të paktën gjashtë muaj.

Edhe parlamenti i Hollandës pritet të miratojë vendimin për të dërguar 200 trupa hollandeze, që do të bëjnë pjesë në forcën ndërkombëtare nën komandën e batalionit gjerman.

XS
SM
MD
LG