Lidhje

Richard Reid akuzohet për terrorizëm - 2001-12-23


Personi që dyshohet se po përpiqej të hidhte në erë një avion të një linje trans-atlantike me lëndë plasëse të fshehura në këpucë, do të mbahet në një burg të Bostonit deri në seancën e ardhshme gjyqësore që është caktuar për të premten. Në një seancë të shkurtër gjyqësore dje, personi i identifikuar si shtetasi britanik Richard Reid u akuzua se ka sulmuar dhe kërcënuar një pjesëtare të ekuipazhit të avionit.

Personi i dyshuar si terrorist u vu nën kontroll nga ekuipazhi dhe pasagjerët që udhëtonin nga Parisi për në Miami të shtunën, pasi e panë që po përpiqej për të aktivizuar lëndët plasëse të fshehura në këpucë. Avioni u ul pa probleme në Boston. Ndërkaq, pasagjerët në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe pika të tjera të globit përballen tani me kontrolle të këpucëve me rreze X para se të lejohen të hipin në avion.

XS
SM
MD
LG