Lidhje

PDja serbe ndryshon statutin - 2001-12-25


Udhëheqësit më të lartë të partisë kryesore nacionaliste në Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës bënë disa ndryshime në statutin e partisë. Në bazë të këtyre ndryshimeve, personat që akuzohen si kriminelë lufte, nuk lejohen të bëjnë pjesë në parti.

Ish-udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij themeluan Partinë Demokratike Serbe në fillim të viteve 1990. Gjykata e Hagës ka ngritur padi penale kundër zotit Karaxhic dhe komandit të tij ushtarak, gjeneralit Ratko Mlladiç, nën akuzat për krime lufte lidhur me rolin e tyre në konfliktin boshnjak.

Bashkësia ndërkombëtare u ka bërë presion partisë dhe autoriteteve serbe të Bosnjës në përgjithësi, që të bashkëpunojnë për extradimin e dy të sipërpërmendurve për t’u gjykuar në Hagë. Dy anëtarë të tjerë të partisë, ish-presidentja e republikës sërbe të Bosnjes, Billjana Pllavshiç, dhe ish-kryetari i asamblesë së serbëve të Bosnjes, Momçillo Krajishnjiç janë në pritje për t’u gjykuar nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës.

XS
SM
MD
LG