Lidhje

India dhe Pakistani përforcojnë trupat përgjatë kufirit - 2001-12-25


Trupat indiane dhe pakistaneze vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr përgjatë kufirit me Kashmirin ndërkohë që qindra fshatarë të zonës po largohen që andej. Luftimet më të rënda ishin sot në rajonin Samba të shtetit indian Jammu dhe Kashmir. Zyrtarët indianë thanë se të paktën dy mijë fshatarë janë larguar nga kufiri ditët e fundit për tu shpëtuar luftimeve. Të paktën tre vetë janë vrarë në luftimet e ditëve të fundit. Dy vendet fqinje me fuqi bërthamore kanë përqënduar forcat përgjatë kufirit me shtimin e tensioneve pas sulmit në parlamentin indian dy javë më parë. India fajëson dy grupe separatiste të Kashmirit me bazë në Pakistan për sulmin.

XS
SM
MD
LG