Lidhje

Kalendari Historik 23 dhjetor - 2001-12-25


Më 23 dhjetor 1913, presidenti Woodrow Wilson themeloi Sistemin e Rezervës Federale. Sistemi synonte të përmirësonte mbikqyrjen e veprimtarisë bankare në Shtetet e Bashkuara dhe të rriste besimin e qytetarëve te bankat e tyre. Sistemi i Rezervës Federale ishte një përpjekje për të parandaluar panikun, i cili bënte që njerëzit e shqetësuar të tërhiqnin paratë nga bankat kur mësonin se bankat nuk kishin para të mjaftueshme në kasafortat e tyre. Në bazë të këtij sistemi, në 12 qytete të mëdha amerikane u ngritën banka të Rezervës Federale, të cilat ishin në fakt banka të fuqishme të bankierëve. Ato u japin hua bankave anëtare të sistemit të tyre dhe u kërkojnë atyre që të mbajnë vazhdimisht një sasi parash të gatshme për depozituesit. Këto Banka të Rezervës Federale përcaktojnë sasinë e parasë në qarkullim dhe mund të marrin masa për të kontrolluar përqindjet e interesit të huave dhe inflacionin.

Më 23 dhjetor 1967, Presidenti Lyndon Johnson vizitoi trupat amerikane në Vietnamin e Jugut për t’u uruar Krishtlindjen. Në Gjirin Cam Ranh, ai foli para një grupi të madh ushtarësh të cilëve u tha se megjithë rritjen e lëvizjes kundër luftës, amerikanët i mbështesnin trupat e tyre në Vietnam. Presidenti Johnson e bëri vizitën e tij pas takimit në Australi me Presidentin e Vietnamit të Jugut, Nguyen Van Thieu. Presidenti jugvietnamez thuhet se e hoshi poshtë kërkesën e Johnson-t që Thieu të bënte një marrëveshje paqeje me Vietnamin e Veriut.

XS
SM
MD
LG