Lidhje

Rihapet Eurotuneli - 2001-12-26


Autoritetet rihapën tunelin e La Manshit ndërmjet Francës dhe Britanisë, të cilin e kishin mbyllur mbrëmë kur qindra azil kërkues u përpoqën të kalonin ilegalisht për në Britani.

Policia tha se kishte arrestuar rreth 130 imigrantë brenda tunelit. Zyrtarët e Eurotunelit thanë se refugjatët i çanë pengesat brenda tunelit në dy grupe. Personeli i sigurimit, i kapur në befasi, njoftoi menjëherë policinë franceze dhe britanike, të cilat dërguan përforcime. Policia përdori gazin lotsjellës kundër imigrantëve të paligjshëm.

Refugjatët, kishin ardhur nga një qendër e Kryqit të Kuq në Francë dhe mendohet se ishin kryesisht afganë, kurdë dhe iranianë.

Policia tha se refugjatët duhet ta kenë ditur se ata nuk mund ta përshkonin më këmbë rrugën deri në Britani, prandaj kjo duhet të ketë qenë më tepër një demonstrim i dëshpërimit për të tërhequr vemendjen e medias.

Dhjetra imigrantë ilegalë përpiqen të kalojnë në Britani çdo javë përmes tunelit, por përpjekje të tilla masive janë shumë të rralla.

XS
SM
MD
LG