Lidhje

Reid i lidhur me bin Ladenin - 2001-12-26


Personi që akuzohet se do të hidhte në erë avionin e pasagjerëve duke u përpjekur të ndizte eksplozivin që ndodhej në këpucët e tij frekuentonte të njëjtën xhami si edhe njëri nga personat e akuzuar për sulmet terrorite të shtatorit.

Personi, i quajtur Richard Reid, njoftohet se ishte konvertuar në mysliman. Imami i xhamisë së Brikstonit në jug të Londrës, Abdul Haqq Baker tha se zoti Reid shkonte në xhaminë e tij për të marrë mësime mbi Islamin. Sipas imamit, zoti Reid nuk mund të kishte vepruar i vetëm në këtë incident.

Ai tha gjithashtu se i personi në fjalë shkonte në xhami në të njëjtën kohë me francezin Zacarias Moussaoui, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara në lidhje me sulmet e shtatorit.

Ndërkohë, sipas zyrtarëve amerikanë, disa anëtarë të al-Qaidës të kapur në Afganistan e kishin njohur fotografinë e zotit Reid dhe thanë se ai ishte stërvitur në kampet e Osama Bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG